Sekretari i Shtetit ne Londer, firmos ekstradimin e Kumbaros
Tirane- Sekretari i Shtetit ne Londer, ka firmosur ekstradimin e Ilir Kumbarores, i akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda, bene te ditur per gazeten se Sekretari i Shtetit ne Londer,
ka qene dakord per sjelljen e te shumekerkuarit ne vendin tone. Pas vendimit te marre nga Gjykata e Ekstradimeve Londer dhe firmosjen nga ana e Sekretarit te Shtetit, ceshtja pritet te shqyrtohet ne muajin tetor ne Gjykaten e Shkalles se Dyte. Kjo gjykate do te jape edhe vendimin perfundimtar ne lidhje me ekstradimin e Kumbaros ne vendin tone apo jo. Ish-shefi i deges se pare te SHIK-ut ne kryeqytet, akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda per rrembimin dhe me pas zhdukjen e biznesmenit kosovar, Remzi Hoxha. Se bashku me Kumbaron, ne banken e te akuzuarve gjenden Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, nderkohe qe ish-shiksi Budjon Mece, po gjykohet me vete per shkak te gjendjes se tij shendetesore jo te mire. Procesi gjyqesor ne ngarkim te Sefgjinit, Kumbaros dhe Kodashit, eshte ne fazen e deshmitareve te akuzes. Mbi tre te pandehurit rendojne akuzat e "rrembimit te personit, kryer ne bashkepunim", tre here dhe "torturimit kryer ne bashkepunim", tre here.
R.Caushaj
Ngjarja
Ngjarja per te cilen kerkohet edhe ekstradimi i Ilir Kumbaros nga Londra, ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995. Sipas hetimeve, Kumbaro ne bashkepunim edhe me te pandehurit e tjere, kane marre peng biznesmenin kosovar Remzi Hoxha, i cili mendohet te kete humbur jeten gjate torturimeve dhe te jete varrosur ne Vain te Lezhes.