E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket: 45-vjecari la reanimacionin, mbahet i izoluar

Pacienti 45-vjecar, i shtruar ne reanimacionin e Sanatoriumit te Tiranes rreth nje jave me pare, i dyshuar me virusin A/H1N1, ka dale nga gjendja e komes dhe ka kaluar gjendjen kritike per jeten. Mjeku Arben Hatibi, i cili po merret me kurimin e tij, ka pohuar se gjendja e pacientit eshte permiresuar dhe ai ka lene sallen e reanimacionit, nderkohe qe vazhdon te mbahet i izoluar ne nje pavijon, deri ne nje konfirmim te analizave nga Bukureshti. Por sipas mjekeve, edhe pse pacienti ka kaluar situaten virusale, ai po kurohet pasi vuan dhe nga insuficienca e melcise. Nderkohe mjeket infeksioniste thone se deri ne prodhimin e vaksines, do te vazhdoje kurimi me Tamiflu, pasi sipas tyre ajo nuk mendohet te mberrije ne vendin tone para nentorit. "Ne nuk shpresojme ta marrim vaksinen para muajit nentor. Deri ne muajin nentor, gripi do te kete rritje. Tashme nuk kemi vetem raste te lehta, por dhe raste te renda dhe nuk perjashtohet qe nga gripi te kemi edhe deme njerezore", shprehet mjeku infeksionist Pellumb Pipero. Por sipas tij, ajo qe eshte me e rendesishme, eshte vaksinimi i popullates per gripin e zakonshem. "Se paku te filloje vaksinimi ne kohen e duhur ndaj gripit stinor, sepse kjo lehteson punen per mbrojtjen e shendetit, por edhe punen e personelit", sqaron Pipero. Sipas tij, kjo do te ndihmoje se tepermi, qe personeli shendetesor te merret vetem me gripin e derrave dhe jo me dy viruse njekohesisht.

Gjendja shendetesore

Tashme ne vendin tone rastet e konfirmuara me virusin A/H1N1, gezojne nje gjendje te mire shendetesore, nderkohe qe vetem disa prej tyre vazhdojne trajtimin ne spital. Kurse Laboratori i References se Analizave ne Bukuresht, do te sjelle pergjigjet per 9 te dyshuar gjate kesaj jave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›