MSH: Ushqyerja e shëndetshme shmang sëmundjet
Edukimi dhe informimi për një ushqyerje të shëndetshme, kryesisht i brezit të ri, është një ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përmes politikave të saj synon që të shmangë patologjitë, mes të cilave dhe obezitetin, që mund të shkaktojë kequshqyerja.
"Mënyra e ushqyerjes është në bazë të një numri patologjish, një ndër të cilat më e zakonshmja është obeziteti, problemi më i madh i shëndetit publik, evident në shumë vende të zhvilluara", - tha zv.ministri Arben Ivanaj, në kuadër të javës së sensibilizimit për ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik (9-15 tetor).
“Jetesa dhe ushqyerja e shëndetshme janë shumë të rëndësishme”, - tha Ivanaj, i cili nënvizoi se “duke qenë të tilla, i kemi bërë dhe një ndër politikat tona në plan-veprimin e strategjisë 2007-2013”.
"Në bazë të kësaj strategjie synojmë të ndërmarrim aksione në praktikë të përditshme për mënyrë jetese dhe mënyrë të ushqyeri të shëndetshëm", - tha zv.ministri Ivanaj, duke theksuar se "edukimi dhe informimi janë në bazë të këtij procesi".
Ai vuri në dukje se "këndvështrimi ynë drejtohet tek mosha më pak se 16 vjeç, që është dhe mosha kur fillon të instalohet etapa e parë, se si duhet të perceptojmë një cilësi, për një jetesë me shëndet të mirë".
Sipas tij, mënyrë jetese e shëndetshme nënkupton kur popullata zhvillon një aktivitet fizik dhe e promovon atë si një promotor për cilësi shëndetësore të mirë.
ZMK-ja sulmon bashkinë: Urbanët, jashtë standardeve
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, dje në Ditën Ndërkombëtare të Standardeve, ka fajësuar Bashkinë e Tiranës për situatën në të cilën ndodhet shërbimi i transportit urban në kryeqytet.
Kryetari i kësaj zyre, Altin Goxhaj, tha për mediat se ''prej 6 muajsh, ZMK-ja më kot është përpjekur të shohë një reagim nga ana e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e shërbimit të transportit urban në Tiranë''.
Sipas tij, ''tani pas 6 muajsh, megjithëse çmimi i biletave është 50 për qind më i lartë, shërbimi i transportit urban është në një gjendje akoma dhe më jashtë standardit se më parë".
"Bashkia Tiranë, me gjithë protestat e shoqërisë civile dhe të organizatës sonë, jo vetëm që nuk ka kryer as detyrimin minimal për të ofruar një shërbim në të mirë të qytetarëve të vet, por është e përfshirë në një aferë krejt të dyshimtë së bashku me kompanitë e transportit urban të udhëtarëve në Tiranë", - tha Goxhaj.