Nafta në Shqipëri duhet të ishte më pak se 120 lekë litri
Nëse ulja e çmimit të naftës e bursave ndërkombëtare do qe reflektuar në vendin tonë, në Shqipëri nafta do të shitej me më pak se 120 lekë litri. Nafta pas rreth 3 muajsh nga çmimi rekord me 147 dollarë për fuçi ka arritur gati të përgjysmohet. Në tregjet ndërkombëtare nafta ka arritur të shitet dje me 78 dollarë për fuçi. Nëse logjikisht edhe tregu shqiptar do të reflektonte këtë ulje, duhej që nafta në vend të shitej gati dy herë më pak. Specialistët theksojnë se nëse do të bëhej konvertimi i dollarit, nafta në distributorët me pakicë duhej të kishte reflektuar çmimin në më pak se 120 lekë për litër. Por ndonëse në tregjet botërore çmimi vazhdon të ulet nga dita në ditë, në tregjet vendase një ulje e lehtë bëhet e sforcuar vetëm nga java në javë. Ata që e paguajnë gjithë këtë abuzim të tregtarëve të karburanteve janë konsumatorët, të cilët vazhdojnë ta blejnë naftën gati me të njëjtin çmim si dy muaj më parë.
Vetëm pak ditë më parë çmimi i naftës pësoi ulje të madhe, menjëherë pas vendimit të 7 bankave qendrore në 7 vende, për uljen e normës bazë të interesit. Po atë ditë bursa shënuan çmimin e naftës 86 dhe 84 dollarë për fuçi, një ulje e konsiderueshme kjo. Ndërkohë që dje çmimi i naftës shënoi një rënie tjetër, ai shkoi në 78 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës ka dy muaj që ka nisur të zbresë, që nga koha kur ai shënoi rekordin historik prej 147 dollarësh për fuçi. Në më shumë se dy muaj çmimi është ulur më shumë se 60 dollarë për fuqi, por vetëm tregu shqiptar duket se është krejt i pandjeshëm ndaj kësaj uljeje që po pëson çmimi i naftës në tregjet botërore.
Qëkur çmimi i naftës nisi të ulej në bursat ndërkombëtare, tregtarët shqiptarë për një kohë të gjatë disajavore nuk e reflektuan uljen në treg, duke u justifikuar se nafta në depozitat e tyre është importuar kur çmimi në tregjet botërore ishte i lartë. Por tash pas 2 muajsh, kur nafta ka nisur të ulë çmimet, tregtarët shqiptarë vazhdojnë të mbajnë çmime të larta për të. Në tregun e Tiranës në pikat me pakicë, nafta ka një çmim prej 155-156 lekë/litër, kur vetëm dy muaj më parë çmimi arriti në deri në 170-175 lekë litri. Ndërkohë në disa qytetet të tjera nafta ka zbritur deri në 148-150 lekë për litër. Por edhe ky çmim duket se është abuziv, kur vihet re se nafta në tregjet botërore është ulur dyfish krahasuar me kohën kur ai shënoi rekord me 147 dollarë për fuçi.