Gjendet i mbytur në kanal 80-vjeçari
ELBASAN Gjendet i mbytur në kanal 80-vjeçari. Gjendet i mbytur në kanalin vaditës “Naum Panxhi”, Hazis Eshja 80 vjeç, me banim në fshatin Buqës të Elbasanit. Trupi i pajetë i të moshuarit u gjet rastësisht nga banorë të fshatit Thanë, ku duket se ka ndodhur edhe mbytja. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor. Kufoma është transportuar për në morgun e qendrës spitalore dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas të dhënave të para, në trupin e të moshuarit nuk dallohen shenja të dhunës, çfarë e përjashton mundësinë e mbytjes së qëllimshme të tij. Megjithatë, rasti është nën hetim dhe ekspertiza mjekësore do të zbulojë shkaqet e humbjes së jetës së 80-vjeçarit. F.S.