Plumba kosovarit pas sherrit për parkingun
DURRËS Një kosovar është plagosur me armë zjarri nga disa persona në sektorin “Apolonia” në Durrës. Shkak ka qenë një sherr për parkingun. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:00 në sektorin “Apolonia” në Durrës, kur një shtetas kosovar 19-vjeçar është grindur me të tjerë persona për parkingun e automjetit. Sherri ka degjeneruar kur një nga personat, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të kosovarit. I plagosuri, emri i të cilit gjithashtu ende nuk dihet, është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur. Mësohet se shtetasi kosovar ndodhej prej disa vitesh në Shqipëri me familjen, konkretisht në Durrës, ku kishte hapur prej pak kohësh dhe një aktivitet privat, furrë buke. Policia në vendngjarje po mbledh provat dhe po merr në pyetje dëshmitarë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.