E Diel, 1 Nëntor 2026

MSH, numër telefoni për shkelësit e ligjit

Tiranë (Star)-Pas dështimit të përpjekjeve të para në zbatimin e ligjit antiduhan, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), kanë vënë në dispozion të qytetarëve të Tiranës numrin 22 26 870 pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik për denoncimin e shkeljeve të ligjit antiduhan. Ndërsa për qytetarët, që duan të lënë duhanin, mund të kërkojnë asisitencë në numrin e telefonit 23 74 908. Këto janë edhe masat që institucionet në fjalë kanë marrë për zbatim të ligjit antiduhan. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), hapën të shtunën, programin e ri sensibilizues për popullatën. Ata bënë thirrje për zbatueshmëri të ligjit antiduhan në opinionin publik, institucionet shtetërore publike dhe private.

Fushata do të vijojë edhe me diskutime në emisione televizive dhe radiofonike, me fletëpalosje, makina lëvizëse, si dhe duke komunikuar më afër me publikun, qytetarin shqiptar, që të bëhet më i ndërgjegjshëm për zbatueshmërinë e ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›