E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha presion mbi partitë e djathta

Tirane (Start)-Kanë vijuar edhe sot kritikat e Kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ndaj Kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për një kanal televiziv të Tiranës, ai u shpreh se PDK është e gatshme të votojë çdo emër tjetër kandidati për kryeministër nga gjiri i PD-së, si parti kjo më e madhja e mazhorancës së djathtë. Ai tha se kryeministri Berisha ka dëshmuar se është një ish komunist një drejton të djathtën e që krijon probleme të herëpashershme brenda koalicionit. Ndoka kritikoi shefin e ekzekutivit edhe presionin që i ushtron institucioneve të pavarura.

Lidhur me pjesëmarrjen apo jo përkrah PD-sënë zgjedhjet e vitit 2009, Ndoka u shpreh se mbështetja e partisë së tij tashmë është thjesht parlamentare, pasi Berisha ka prishur marrëveshjen me PDK-në në mënyrë të njëanshme. “Ne si pjesë e kësaj mazhorance nuk përfaqësohemi në qeveri. Berisha ka prishur marrëveshjen e pjesëmarrjes tonë në qeveri në mënyrë të njëanshme. Këto janë veprime primitive të tij, gjë që ka ndyshuar të gjithë axhendën e së djathtës. Mbështetja jonë në këtë mazhorancë, është thjesht mbështetje parlamentare”, tha ai.

Ai kritikoi gjithashtu edhe miqësinë Berisha-Fazliç, duke e cilësuar këtë të fundit si abuzues në drejtime të ndryshme në të gjitha vendet ballkanike. “Kudo ka prona në Shqipëri, gjendet edhe firma e kryeministrit”, ka thënë Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›