E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH për Ramën: Do ta kthejë shëndetësinë si në komunizëm

Pas akuzave të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në drejtim të shëndetësisë shqiptare, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë duke i quajtur absurditete të radhës të pambështetura në realitet. Në një dekaratë për shtyp zëdhënësja e këtij isnstitucioni është shprehur se propozimet e Ramës synojnë të kthejnë shëndetësinë në sistemin komunist, ndërsa ka shtuar se MSH do të vazhdojë me reformat në shëndetësi.

“Sot zoti Rama lexoi budallëkun e radhës, injorancën e radhës që askush se beson. Sipas tij shqiptarët do të paguajnë pa asnjë dallim si në komunizëm.
Ky kryetar që adhuron Hadhiqamilizmin harron që edhe deputetët e PS kanë kontribuar dhe kanë vënë firmën në këtë reform. Kur flet për organizata në shëndetësi ka parasysh organizatat e tij që krijoi në bashkinë e Tiranës.
Sot ilacet janë më të lirat, cilësia më e mirë, pagat janë rritur cdo ditë, spitalet e reja dhe aparaturat moderne cdo ditë janë në përdorim nga qytetarët dhe mjekët. Shëndetësia shqiptare do të vazhdojë të jetë e hapur ndaj cdo sugjerimi dhe do të vazhdojë me reforma” theksoi ajo.

Më herët kryesocialisti Rama në tryezën e PS-së për shëndetësinë, deklaroi se sistemi shëndetësor shqiptar është kapur nga korrupsioni, për të kënaqur koalicionet partiake.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›