E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllon kunatin me armë, më pas vret veten

Ngjarja tragjike u regjistrua gjatë mesditës së sotme në fshatin Sokratik të Gjirokastrës, ku shtetasi Agim Duka, ka plagosur me armë kunatin.

Pasi kanë shkuar forcat e policisë, burri ka qëlluar veten, duke mbetur i vdekur. I plagosur ka mbetur shtetasi Alekt Salaj, 38-vjeç, i cili pritet të japë shpjegime për ngjarjen.

Dyshohet paraprakisht se shkak  i zënkës ka qenë një konflikt familjar, pasi viktima kishte probleme me bashkëshorten, motrën e të plagosurit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-03-01 15:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›