E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSh nis bashkëpunimin me Spitalin Evropian të Syve

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 12:55

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka pritur sot në një takim një delegacion të Spitalit Evropian të Syve (Europena Eye Hosiptal) me seli në Shkup, të kryesuar nga drejtori i këtij spitali, Faruk Semiz.

Në shenjë të fillimit të bashkëpunimit konkret me MSh-në, ky spital ka shprehur gatishmërinë që të kurojë dhjetë pacientë kosovarë falas nga fusha e Oftalmologjisë, pesë prej të cilëve kanë udhëtuar dje për mjekim në Shkup, bën të ditur MSH, nepermes një komunikate shtypi.

Ministri Agani ka shprehur zotimin për një bashkëpunim të ndërsjellë me këtë spital turk, ndërsa grupit të parë të pacientëve që dje udhëtuan për trajtim mjekësor, u ka dëshiruar mjekim të shpejtë dhe i ka siguruar se MSh po punon që në institucionet vendore, sa më parë të ofrohen edhe ato shërbime, për të cilat pacientët kosovarë ende shkojnë për mjekim jashtë vendit.

Nga ana e tij, drejtori i Spitalit Evropian të Syve me seli në Shkup, Faruk Semiz, ka siguruar grupin e pacientëve se të gjitha shërbimet që lidhen me sëmundjen për të cilën do të trajtohen do t’i kenë falas, ndërsa spitali mbetet i hapur për bashkëpunim edhe me institucionet e tjera shëndetësore në Kosovë dhe popullatën në nevojë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›