E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka, prove per ecurine e kuqezinjve

Trajneri Josip Kuzhe, pas fitores se thelle 6-1 ndaj Qipros, eshte treguar entuziast por edhe i permbajtur, pasi vlereson se eshte ne nje proces te tille, ku rezultati nuk i vlen shume punes se tij, ne nje ndeshje miqesore. Me 9 shtator kuqezinjte do te perballen me Danimarken dhe puna e deritanishme do te shihet ne perballjen e radhes. "Qipro kaloi me sukses. Testi i kaloi parashikimet, pasi nuk e kisha menduar fitoren te thelle", -sqaroi trajneri kroat. "Por ndaj Danimarkes do te jete dicka tjeter. Kemi nje ndeshje shume te veshtire per te luajtur ne grup, me ekipin kryesues. Do te jete nje test tjeter prove, per te treguar se ekipi ka ngritje apo jo, ne krahasim me ndeshjen e pare", - tha trajneri Josip Kuzhe. Deri ne shpalljen e listes anti-Danimarke trajneri do te mendohet dhe pritet te vezhgoje edhe ndeshje te rendesishme te kampionatit, ne javet e para.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›