E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, ne medyshje per te ardhmen

Ervin Skela, njeriu i ndeshjes, Shqiperi 6-1Qipro, pritet te zgjedhe destinacionin e radhes dhe mesohet se alternativat per mesfushorin mbeten dy, nje ne Turqi dhe nje ne Gjermani, ne bundesligen e dyte. Koblenzi i ka afruar nje kontrate fantazistit, por nuk eshte firmosur prej ketij te fundit. Skela kerkohet edhe ne Turqi nga Bursaspor, ndaj eshte ne dileme per te ardhmen. Merkatos po i vjen fundi dhe autorit te 12 golave me ekipin tone kombetar, i jane mohuar disa mundesi te tjera. Ai nuk pranoi qe te rinovonte kontraten me Enerxhi Kutbuson, ne fund te edicionit te kaluar dhe njekohesisht nuk deshironte qe te luante ne kategorine e dyte. Por me kalimin e diteve, gjerat kane ndryshuar dhe lojtari, qe shkelqeu ndaj Qipros, do te vendose brenda javes, me qellim qe te mos rrezikoje me shume. Skela festoi fitoren me Qipron, se bashku me shoket e skuadres dhe eshte larguar drejt Gjermanise nje dite me pas. Nata pas ndeshjes me Qipron, sic pritej dhe ndodh zakonisht, ka kaluar ne feste per ekipin tone kombetar. Lojtaret jane ndare ne grupe dhe e kane festuar deri vone fitoren e madhe qe siguruan ndaj Qipros. Pas ndeshjes ata jane larguar, secili per t'u bashkuar me ekipet e tyre.

Devid Bekam pas ekipit te Galaksit, pritet te rikthehet serish

Bekam, sheh mundesine e rikthimit tek Milani

David Bekam theksoi se ndihet i zhgenjyer ne lidhje me interesimin e Celsit dhe te Totonhemit, per ndonje rikthim te mundshem ne Premier Lige, ndaj ai beson se tek Milani ne fund te ketij edicioni do te gjeje perfundimisht vendin e duhur. Spekulimeve te shumta, qe qarkullojne per nje levizje potenciale, apo rikthimin te Bekamit ne Angli, iu pergjigjet 34-vjecari qe thekson se Seria A, do te mbetet serish destinacioni i tij i radhes. "Nuk jam ende shume i sigurt", - theksoi Bekam, per sa i perket zerave qe qarkullojne ne lidhje me zhurmen e krijuar per te ardhmen e tij. "Nuk dua te them se kjo nuk ka per te ndodhur, por bashkimi me Milanin eshte nje mundesi dhe klubi ka shfaqur interesin qe une te rikthehem serish pas. Milani eshte nje prej klubeve me te mira ne bote, por une kam ende edhe pak kohe qe te mendohem, para se te vendos". Bekam u largua nga Los Anxheles Galaksi per te veshur fanellen e Milanit, ne fillim te ketij viti dhe synon qe te rikthehet serish per te qene pjese e kuqezinjve ne Seria A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›