Konflikti me “CEZ”, si e garanton ligji sigurine po iu hoqen licencat Eglantina Nasi
Pajisjet dhe asetet ne pronesi te kompanive qe operojne ne sektorin e energjise elektrike, do vazhdojne te funksionojne edhe nese atyre u hiqen licencat. Duke u siguruar keshtu sherbimin e panderprere klienteve. Kjo eshte garancia qe percakton ligji shqiptar mbi vazhdimesine e funksionimit normal te ketyre lloj sherbimeve, cilido qofte konflikti mes kompanive apo shtetit shqiptar, pasuar me heqje licence. Referuar konkretisht, problematikes me kompanine e shperndarjes se energjise “CEZ”, ligji shqiptar ka parashikuar se edhe nese kesaj te fundit do t’i hiqen licencat, do te nise zbatimi i te ashtuquajturave “kushte te perkohshme”. Cka presupozon ne terma praktike, se vazhdimi i shperndarjes se energjise do vijoje, por me rregulla te reja e per nje kohe te caktuar, derisa kete sherbim ta marre ne dore dikush tjeter. Saktesisht, sic parashikohet ne ligjin nr.9072 te vitit 2003 “Per sektorin e energjise elektrike”, “kushtet e perkohshme vendosen derisa licenca t’i jepet nje personi tjeter, qe do te vazhdoje kete veprimtari”. Per te vijuar gjithashtu me proceduren tjeter, se kur hiqet nje licence, qeveria vendos shpronesimin e aseteve te te licencuarit kundrejt nje kompensimi. E argumentuar kjo, sipas ligjit nr.8561, “Per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes publik”. Cka tregon ne kete menyre se qeveria ka te drejte ligjore qe t’ia marre kompanise “CEZ shperndarje” asetet, nen efektin e zbatimit te sherbimit respektiv per interesin publik. Kujtojme nderkaq, se ligji shqiptar ka parashikuar edhe rastin kur te licencuarit mund ta transferojne biznesin e tyre nepermjet shitjes, pengut, qirase, shkembimit ose formave te tjera. Duke e ndaluar kategorikisht kete pa autorizimin nga ana e Entit Rregullator te Energjise. Nderkaq, nje pike mjaft e rendesishme, qe ligji shqiptar pretendon te zgjidhe ne rastin e heqjes se nje licence ne sektorin e energjise, eshte pikerisht edhe ajo se kush do t’i administroje pajisjet dhe asetet ne fjale, duke mundesuar keshtu vazhdimesine e sherbimit pa asnje nderprerje. Tre jane opsionet qe jep shteti shqiptar, ku e para eshte ajo e lejimit te te licencuarit qe te vazhdoje t’i perdore keto pajisje dhe asete me afateve te caktuara. Ndersa e dyta eshte ajo e kontraktimit me nje ose me me shume shoqeri private, qe mund te ndermarrin vazhdimin e ketij sherbimi. Ne fund, opsioni perfundimtar mbetet ai i “emerimit te nje administratori, qe te mbikeqyre ose te operoje pajisjet dhe pasurite”. I cili mesa duket, do te aplikohet edhe ne rastin e kushteve te perkohshme te zgjidhjes se konfliktit me kompanine “CEZ Shperndarje”.
NENI 18
Heqja e licences
4. Kur ERE-ja heq nje licence, duhet te zbatoje njerin nga kushtet e perkohshme, ne menyre qe pajisjet dhe asetet, ne pronesi te te licencuarit, te mund te vazhdojne te funksionojne ne sigurimin e sherbimit te energjise
elektrike per klientet:
a) ta lejoje te licencuarin te vazhdoje t’i perdore keto pajisje dhe asete, sipas kushteve dhe afateve te caktuara;
b) te kontraktoje me nje ose me me shume shoqeri private, qe mund te ndermarrin vazhdimin e ketij sherbimi;
c) te emeroje nje administrator, qe te mbikeqyre ose te operoje pajisjet dhe pasurite, sipas licences.
***
5. Kushtet e perkohshme vendosen derisa licenca t’i jepet nje personi tjeter, qe do te vazhdoje kete veprimtari.
Kur hiqet nje licence, Keshilli i Ministrave vendos shpronesimin e aseteve te te licencuarit kundrejt nje kompensimi te drejte, sipas procedurave te parashikuara ne ligjin nr.8561, date 22.12.1999 “Per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes publik“.
NENI 20
Ndalimi i transferimit te aseteve
1. Asnje i licencuar nuk mund te transferoje biznesin e tij ose pjese te tij nepermjet shitjes, pengut, qirase, shkembimit ose formave te tjera, pa miratimin me shkrim te ERE-se.
2. Brenda nje viti nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, ERE-ja miraton nje rregullore per shqyrtimin dhe miratimin e shitjes, dhenies me qira, transferimit ose ndryshimeve te tjera te cdo aseti te te licencuarit ose te pronesive te percaktuara per prodhimin, transmetimin ose shperndarjen, sipas nenit 3 te ketij ligji, perfshire perjashtimet nga miratimi per asetet me vlere minimale.