Doktoraturat, 1305 kuota ne 5 universitete Luljeta Ndoka
Per te gjithe ata studentet qe kane kryer studimet e ciklit te dyte master shkencor, Keshilli i Ministrave ka miratuar kuotat, sipas propozimeve te bera nga institucionet publike te arsimit te larte dhe drejtuar Ministrise se Arsimit. Keshtu, qeveria miratoi dje 1305 kuota per vitin akademik 2012 – 2013. keshtu, per kandidatet brenda territorit te vendit, do te jene ne dispozicion 1141 kuota, per ata nga trojet jashte kufijve te vendit, 154 kuota dhe per shtetasit e huaj, 10 te tilla. Gjithashtu eshte vendosur nje tarife unike. Keshtu, per te gjitha llojet e programeve te studimit per ciklin e trete, tarifa do te jene 216 320 leke. Tarifa e shkollimit do te paguhet me kest, ashtu sikurse do ta vendose institucioni publik i arsimit te larte. Kuotat e pranimeve per shtetasit e huaj, qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ato shperndahen ne baze te marreveshjeve dy apo shumepaleshe, si dhe ne baze te kerkesave individuale, te paraqitura ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences nga persona te interesuar. Efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, perballohen nga buxheti i secilit institucion publik te arsimit te larte, pa efekte buxhetore shtese. Me ndryshimet e reja, per here te pare, kete vit nje udheheqes per studimet e ciklit te trete do te kete nen “juridiksionin” e tij, vetem 5 studente te doktoratures. Duke pasur me pak studente, udheheqesit do te kene me teper kohe dhe mundesi te merren me studentet, ne menyre qe tema e tyre te dale sa me e plote dhe cilesore. Deri tani, nje udheheqes, nuk kishte nje limit per numrin e studenteve te doktoratures qe merrte persiper, por tashme ky numer kufizohet ne vetem 5. Sa u perket kritereve te pritshme per aplikim, ato do te jene si vitet e kaluara. Keshtu, kandidati duhet te zoteroje master shkencor, te perftuar ne universitetet brenda e jashte vendit me formimin e nevojshem teorik dhe i pershtatshem per karakterin e shkolles, ne te cilen do te aplikoje. Sa i perket studimeve te ciklit te trete ne Fakultetin e Ekonomise, per regjistrimin ne programet e studimit te doktoratures studenti duhet te plotesoje disa kushte te tjera. Ai duhet te kete perfunduar studimet e larta ne fushen e kerkuar dhe te zoteroje nje diplome te nivelit te dyte, ose nje diplome te integruar te nivelit te dyte ose nje diplome sipas sistemit te vjeter apo titull akademik te barasvlershem, te fituar jashte vendit dhe te njohur nga organet kompetente. Gjithashtu, kerkohet qe kandidati te kete note mesatare te pergjithshme ne studimet e ciklit te pare dhe te dyte te studimeve, 8 e lart. Nje tjeter kriter ka te beje me nje deshmi zoterimi te anglishtes, te TOEFL-it ose TOEC-it, rekomandime nga persona qe gezojne titull shkencor, te cilet njohin aftesite akademike dhe profesionale te kandidatit, ndersa duhet te zbatoje standardet shkencore dhe etike.