E Diel, 1 Nëntor 2026

MTKRS, Xhaferraj: Shkëmbime turistike dhe kulturore me Turqinë

Stamboll, 18 Janar NOA Ministri i Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë ka zhvilluar në Stamboll takime dhe
biseda me disa homologë të tij nga vendet e rajonit, pjesëmarrës në ceremoninë
e Stambollit.

Xhaferraj u takua dhe zhvilloi një bisedë të
ngrohtë e vëllazërore me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni si dhe
ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri.

Të dy palët u shprehën për intensifikimin e
marrëdhënieve të përbashkëta kulturore dhe nxitjen e këmbimeve turistike.

Ministri Xhaferaj u shpreh në këto biseda se
me Kosovën është detyrim madhor bashkëpunimi i ngushtë në këto dy fusha.

Është fakt ka theksuar ai se vullneti i
përbashkët ekziston, por ecuria e programeve tona të bashkëpunimit varet shumë
nga administrimi i veprimtarive të tilla.

Për këtë qëllim ministrat e të dy vendeve u
shprehën për një ridimensionim të strategjisë dhe realizimit konkret të
veprimtarive të përbashkëta në fushën e turizmit e të kulturës. Një memorandum
bashkëpunimi në fushën e Kulturës dhe të Turizmit midis Shqipërisë dhe Kosovës
ishte objekt i bisedës së homologëve të të dy shteteve.

Ndërkaq Xhaferaj pati takime në Stamboll edhe
me ministrin e Kulturës, Sportit dhe Medias të Malit të Zi, Bramislav Miqunoviç.

Ata vlerësuan shkëmbimet kulturore dhe
eksperiencat në fushën e turizmit, sidomos ato ndërkufitare, si dhe u
mirëkuptuan për intensifikimin e tyre.

Të dy palët ishin të mendimit se nuk ekziston
asnjë pengesë politike për zhvillimin e pandërprerë të marrëdhënieve kulturore
midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndërsa në një takim tjetër që i Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Xhaferaj, e pati dhe me homologun e tij
serb, Dragan Kojadinoviç biseda u përqendrua në rritjen e bashkëpunimit
rajonal. Gjatë kësaj bisede gjysmëorëshe, të dy ministrat u shprehën të një
mendimi se bashkëpunimi në fushën e turizmit e të kulturës duhet të zhvillohet
më tej si dhe u morën vesh se bashkëpunimi shumëpalësh rajonal do ti japë
frymëmarrje më të madhe proceseve të integrimit të Ballkanit Perëndimor në
Bashkimin Europian.

Ndërkaq gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në
Stamboll, ku u zhvilluan veprimtaritë e shpalljes së këtij qyteti nga UNESKO si
kryeqytet i Kulturës europiane, ministri Ferdinand Xhaferaj zhvilloi takime e
biseda edhe me përfaqësues të biznesit turistik të Turqisë.

Në një bisedë me drejtorin e Përgjithshëm të
kompanisë turke Dedeman të hoteleve, Tomer Yurukoglu, u shpreh interes i
veçantë për pjesëmarrjen e kësaj kompanie në investimet hotelerike dhe
turistike në Shqipëri.

Ndërkaq ministri turk premtoi se në vizitën e
tij të ardhshme në Shqipëri do të marrë me vete drejtuesit kryesorë të
kompanive, të cilët kanë investuar në fushën e hotelerisë e të turizmit, me
qëllim që ti nxitë ata për investime në Shqipëri.

Pjesëmarrja në evenimentin e Stambollit ishte një
rast i mirë për të promovuar mundësitë e paraqitjes së vlerave dhe diversitetit
kulturor midis vendeve të ndryshme si dhe rritjes së frymës integruese dhe
bashkëpunuese, sidomos me vendet e rajonit për zhvillimin cilësor në fushën e
turizmit e të kulturës.

***

Stambolli është shpallur këtë fundjavë kryeqytet
i kulturës europiane për vitin 2010. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni krahas
28 delegacioneve të tjera qeveritare nga vende të ndryshme të botës, me ftesë
të qeverisë turke, mori pjesë dhe një delegacion i vendit tonë, kryesuar nga
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj.

e.r/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›