Kabul, Betimi i qeverisë së re shoqërohet me shpërthime

Kabul 18 janar NOA - Një skuadër
kryengritësish talibanë sulmuar sot rreth orës 9 të mëngjesit (5,30 sipas orës
tonë lokale) qendrën e Kabulit.
Sulmi u shoqërua njëkohësisht me shpërthime
eksplozivi.
Një raketë goditi edhe hotelin Serena në
Kabul, ku aktualisht ka shume gazetarë e shtetas të huaj.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Andrea Angeli, pati shkëmbime zjarri të
përgjakshme midis talibanëve dhe forcave të sigurisë afgane .
Sipas agjencisë afgane të lajmeve Pajhëok sulmi, ndodhi ditën që ishte
caktuar ceremonia e betimit të 14 ministrave të qeverisë së Presidentit Hamid
Karzai, në zonën e njohur Pakhtoonistan, ku ndodhen banka, Ministria e
Financave dhe Banka Qendrore.
Sipas informacioneve paraprake, të paktën tre kamikazë kanë hyrë në supermarketin
Faroshgah-e-Bozurg, 500 metra larg pallatit presidencial ku pati dy shpërthime,
ndërsa një shpërthim tjetër ka mbuluar gjithashtu Ministrinë e Drejtësisë.
Shumë civilë po largohen nga qendra e kryeqytetit afgan për të shmangur
shkëmbimeve të zjarrit.
Kishte për më shumë se një vit që Kabuli nuk
kishte pësuar një sulm të kësaj përmase.
Të dhënat zyrtare flasin për dhjetë të
vdekur e rreth dyzet vetë të plagosur.
Ndërmjet viktimave, tre ishin civilë dhe midis
tyre një fëmijë.
Gjithashtu kanë vdekur shtatë nga
kryengritësit talibanë.