E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik kafshësh në Ankona, sekuestrohen 43 kone

Marche/Ancona, 18 janar NOA - Ishin vendosur
në 22 kafazë plastikë në një furgon me targa polake gati për tu nisur me anije
për në Greqi. Kanë qenë 43 qenushë dhe një kotele, nga Polonia, në kushte të
mjerueshme pas një udhëtimi prej 1.400 milje.

Policia e Ankonës, në bashkëpunim me zyrtarë
të Doganës së portit kanë zbuluar sot, kone të racave të ndryshme, gati për tu
dërguar drejt Greqisë.

Shoferi polak, tha se ai transportonte kone të
racave Golden Retriever, Labrador, Ëest Highland, Bulldog, Pincher, Cocker,
Pastore Tedesco, Yorkshire, Chihuahua, Maltese, Beagle, Jack Russell, Volpino
etj.

Zyrtarët e Doganave në bashkëpunim me dhe
Departamentin Pyjor Shtetëror kanë kërkuar ndërhyrjen e veterinerëve.
Pas një verifikimi të parë shëndetësor u vendos strehimi i disa prej kafshëve
në një klinikë të specializuar.

a.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›