E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS, guidë për parkun arkeologjik Antigonea

GJIROKASTER- Promovohet hartë-guida e parkut arkeologjik Antigonea në Gjirokastër. Botimi i parë i saj është nismë e ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në koordinim me drejtuesit e parkut.

Hartë guida ofron për vizitorët e Antigonesë një informacion të hollësishëm mbi historinë e qytetit antik, ndihmon dhe orienton ata drejt monumenteve të qytetit antik të Pirros, për lëvizjen në këtë park ku mund të njohin 20 monumente të dala në dritë nga ekspeditat arkeologjike.

Botimi në fjalë prezanton për herë të parë gjithë përpjekjet, ekspeditat që prej kohës së arkeologut të famshëm Dhimosten Budina, e deri në ditët e sotme, duke nxjerrë në pah objektet artistike e historike në këtë park të rëndësishëm për rajonin jugor.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›