E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaho: Qeveria, fond emergjence për zonën e Maliqit

KORCE- Pas akuzave të ngritura nga deputetët socialistë, deputetët demokratë të Korcës, kanë inspektuar nga afër zonën e përmbytur të Maliqit, ku kanë filluar edhe punimet për riparimin e argjinaturës së lumit Devoll.

Sipas deputetit Edmond Spaho akorduar një fond për përmirësimin e situatës.

“Qeveria ka akorduar një fond emergjence prej 50 milion lekësh për të filluar thellimin e shtratit të lumit Devoll. Kjo është një pjesë e projektit, pasi për këtë fushë do të zbatohet një projekt më i madh disavjecar i cili do të zgjidhë njëherë e mirë problemet me të cilat përballen banorët e kësaj zone“ . ka deklaruar Spaho.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›