E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Braçe: Denonconi vjedhjen e CEZ-it

Llogaritja e energjise elektrike per 10 diteshin e fundit te dhjetorit 2009 me cmimet e reja me te larta qe duhet te hynin ne fuqi vetem ne janar te 2010 nuk duhet pranuar nga konsumatoret thote deputeti socialist Erjon Brace, qe i ben thirrje qytetareve te denoncojne ne prokurori kompanine pergjegjese CEZ, ne rast se organi i akuzes nuk nis hetimet.

“Dje u detyrova të paguaj faturën e energjisë elektrike për muajin janar! Ashtu siç disa qindra mijë qytetarë anekënd vendit! Vjedhja që paralajmërova në ktë podium një javë më parë, përmes aplikimit të çmimit të rritur të janarit që në dhjetor, po konsumohet! PS i kërkon prokurorisë të nisë procedim penal për këtrë vjedhje masive që po i bëhet qytetarëve shqiptarë” tha Brace.

Sipas faturave te enrgjise per dhjetorin dhjetediteshi i fundit eshte llogaritur me cmimet e reja, te cilat sipas ligjit duhet te faturoheshin vetem ne muajin shkurt.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›