Kapet me marijuane, pranga 23-vjecarit
Lushnje - Nje i ri nga qyteti i Lushnjes ka rene ne prangat e policise per mbajtje te lendeve narkotike. Ledion Mara, 23 vjec, u kap pas nje kontrolli rutine nga agjentet, qe e mbanin nen survejim prej kohesh sepse njihej si kontingjent. Te dyshuarit i jane gjetur 0,2 gr marijuane, per te cilen gjate marrjes ne pyetje ka pretenduar se e perdorte vete dhe nuk ishte shperndares. Burime zyrtare te policise thane se ndalimi eshte kryer ne kushtet e flagrances, ndersa po hetohet per rrjetin e shperndaresve ne qytetin myzeqar. Mara akuzohet per "prodhim e shitje te lendeve narkotike", veper te cilen e ka kundershtuar gjate seances se pyetjeve.
Xh. B
Xh. B