E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise, shesh "pazaresh"?

Jeton Selimi

Akuzat jane po ato, skenari eshte i njejte! Pas nje rrotullimi te Tokes rreth Diellit, ridalin ne skene problemet e vjetra dhe akuzat e amortizuara te aleancave mes skuadrave, te cilat kane ne dore si fitimin e Kupes se Shqiperise ashtu edhe kampionatin. Kuptohet, te faktuar nuk ka asgje, por nese kujtojme finalen e vjetshme mes Beses dhe Teutes, apo finale te tjera si ajo mes Dinamos e Partizanit, eshte lehtesisht e kuptueshme se edhe kesaj here, hijet e dyshimit do te sorollaten rreth klubeve tona, dhe nga dy ciftet gjysmefinaliste eshte pikerisht perballja Vllaznia-Dinamo, ajo qe eshte ne qender te vemendjes. Arsyet jane dy dhe te dyja kane lidhje me pozicionimin e dy klubeve per te marre pjese ne Kupat e Evropes (gjithnje nese kaluari i pezullimit te Shqiperise nga FIFA dhe UEFA merr fund). Dinamo eshte ne vend te pare ne kampionat, do te ishte gati ta sakrifikonte Kupen e Shqiperise per Kampionatin Kombetar. Vllaznia nuk e ka te garantuar vendin e trete (pasi vendi i pare dhe i dyte jane zaptuar nga Dinamo e Partizani), qe per momentin eshte nen diktatin e Tiranes. Cuditerisht, rruget kalojne ne Shkoder dhe ketu nis hamendesimi. A do te jete e gatshme Vllaznia te pranoje nje propozim (gjithnje nese behet) nga ana e dinamoviteve per tolerim ne kupe, nese shkodranet do t'i hapin rruge bluve ne sfiden e parafundit te kampionatit qe luhet pikerisht ne "Loro Borici"? Te gjitha keto jane hamendesime, por ka ndodhur shpesh qe marreveshje te tilla kane shemtuar garen dhe kane nxjerre fitues false ne fund te sezonit. Por, nga ana tjeter, eshte po aq e vertete se te dyja skuadrat jane te deshiruara te fitojne Kupen e Shqiperise, pasi nderi vjen para se gjithash, edhe pse ne Shqiperi shpesh ndodh ndryshe.

Shorti i hedhur dite me pare nxori edhe dy gjysmefinale qe premtojne emocione dhe spektakel. Njera eshte sfide tradicionale e veprimtarise, ndersa tjetra eshte nje sfide e eger e tre viteve te fundit. Vllaznia pret Dinamon ne "Loro Borici" ne nje klasike mes dy ekipeve, ku fitorja u ka buzeqeshur me shume bluve, te cilet kane ne arkivin e tyre me shume fitore sesa kuqeblute. Por nga ana tjeter eshte edhe Elbasani me Tiranen, te cilat hapin e pare drejt finales do ta hedhin ne "Ruzhdi Bizhuta". Sfida mes verdhebluve dhe bardhebluve paraqet mjaft interes, pasi mes dy tifozerive tashme ka nje urrejtjeje prej derbi te vertete.

Caktohen gjyqtaret e Kupes

Nderkohe, dje eshte hedhur dje ne ambientet e federates shorti i gjyqtareve per Kupen e Shqiperise. Keshtu, per perballjen Vllaznia-Dinamo, do te jete Kridens Meta arbitri kryesor, i cili do te asistohet nga anesoret Bicaku dhe Avdo. Per perballjen tjeter, Elbasani-Tirana, shorti ka nxjerre ne drite emrin e Mentor Sopianit dhe te asistenteve Mali dhe Elezi. Per gjyqtaret ne fjale nuk eshte hera e pare qe gjykojne keto skuadra, pavaresisht se pas shortit klubet ishin te pakenaqura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›