E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo ne alarm. Mungon Elvis Kotorri

Per Dinamon duket se takimi i pare ne Shkoder nuk do te nise aspak mire, pasi problemet do te ndikojne ne formacionin baze me mungesen e Elvis Kotorri. Kotorri nuk do te jete i gatshem per teknikun Ilir Daja. Demtimi i pesuar gjate ndeshjes me Kastriotin (ne kockat e legenit dhe ne shpatull) nuk eshte rikuperuar ende dhe kjo e ben te pamundur aktivizimin e tij ne ndeshjen e neserme, qe do te luhet ne stadiumin "Loro Borici" te Shkodres. Burime nga kampi blu thane dje se Kotorri eshte duke zhvilluar seance te lehte stervitore. Megjithate, gjendja e tij eshte drejt permiresimit dhe pritet te jete i gatshem per teknikun Daja ne ndeshjen e fundjaves ndaj Shkumbinit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›