E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Paga e mësuesve do të dyfishohet brenda mandatit të ardhshëm qeverisës

Në festën e 7 Marsit LSI ka paraqitur programin qeverisës për arsimin përpara profesorëve, pedagogëve dhe mësuesve të nderuar. Kryetari i LSI-së ka evidentuar prioritetet e LSI në këtë sektor duke theksuar se "paga e mësuesve do të dyfishohet brenda mandatit të ardhshëm qeverisës". Sipas Metës, reforma në arsim do të jetë në funksion të punësimit, në mënyrë që shkolla jonë të përgatisë njerëz të aftë të hyjnë me dinjitet dhe sa më shpejt në tregun e punës. Gjithashtu, ai ka premtuar se brenda 4 viteve të ardhshme do te ristrukturojë mbi 80 për qind infrastrukturën e shkollave. Nuk do të ketë më shkollë në vend pa ujë, pa drita, pa ngrohje, me xhama të thyera. Në mënyrë që të mos ketë shkolla pa internet, në mënyrë që mos ketë shkolla dhe universitete pa laborator. Ky program do të jetë një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së LSI pas 28 qershorit. Ne, tha Meta, jemi forcë e majtë dhe progresiste. Në këtë drejtim për LSI arsimimi i çdo fëmije është një e drejtë e tyre dhe një detyrim i shtetit, shoqërisë dhe qeverisë në radhë të parë. Jemi të shqetësuar se braktisja e shkollës përbën një shqetësim të madh për shoqërinë. Analfabetizmi po arrin nivele të frikshme deri 10%.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›