E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filma nga Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Evropa Perëndimore marrin pjesë festivalin

14/12/2008  Evropa, një javë filma në Maqedoni

“CinEdays” në Maqedoni. Në edicionin e tij të shtatë, ky festival është çelur të premten në Shkup me fituesin e “Palmës së artë” The Class me regji nga Laurent Cantet.

Festivali do të mbahet deri më 19 dhjetor, do të sjellë në ekran 20 premiera botërore nga 17 vende evropiane. Programi i tij përbëhet nga katër seksione-programi kryesor, premierat gala, programi rajonal për Ballkanin dhe programi special dedikuar kinematografisë bashkëkohore daneze.

Programi kryesor përbëhet nga 12 filma të 10 shteteve, duke përfshirë filma si Hunger (“Uria”) nga Britania me regji të Steve McQueen, Home (“Shtëpi”), një prodhim suedezo-franko-belg nga Ursula Meier, Mermaid (“Sirena”), prodhim rus nga Ana Melikyan, Pandora’s Box (“Kutia e Pandorës”), një film turko-francez, në një pjesë të të cilit shfaqet edhe kitaristi Vlatko Stefanovski (Belgjikë) me regji të Christophe van Rompaey, dhe Summer Book (“Libri i verës”) një film turk nga Seyfi Teoman. Këta filma do të konkurrojnë për “Ylli i artë”, “Ylli i argjendtë”, dhe “Ylli blu” (Golden, Silver dhe Blue Stars) – çmime simbolike për filmin evropian. Filmat nga Bullgaria, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Herzegovina, Sllovenia dhe Croatia do të konkurrojnë në seksionin e filmave të Ballkanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›