E Diel, 1 Nëntor 2026

MUZIKË – Shakira shpallet e pafajshme për evazion fiskal, kompensohet me 55 milionë euro

MADRID, 18 maj /ATSH-DPA/- Një gjykatë spanjolle shpalli të pafajshme këngëtaren kolumbiane, Shakira ndaj akuzave për mashtrim fiskal dhe urdhëroi autoritetet tatimore të Spanjës t’i kthejnë artistes më shumë se 55 milionë euro, përfshirë interesat dhe shpenzimet ligjore.

Vendimi, i shpallur sot nga Gjykata e Lartë Kombëtare e Spanjës, mund të ankimohet ende në në Gjykatën Supreme të Spanjës.

Sipas gjykatës, autoritetet tatimore nuk arritën të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Shakira ishte rezidente tatimore në Spanjë gjatë vitit 2011.

Një element kyç ishte se nuk u vërtetua që artistja kishte qëndruar në vend për më shumë se 183 ditë, kriter i nevojshëm për rezidencën fiskale.

Pas vendimit, Shakira deklaroi për mediet spanjolle se drejtësia, më në fund ishte vendosur pas “më shumë se tetë vitesh poshtërimi publik brutal” dhe një fushate që, sipas saj, synonte të dëmtonte reputacionin e saj.

Ajo tha se nuk kishte kryer asnjëherë mashtrim, por ishte trajtuar prej vitesh si fajtore, gjë që i kishte shkaktuar net pa gjumë dhe pasoja për shëndetin e saj dhe mirëqenien e familjes.

Këngëtarja ia kushtoi fitoren mijëra qytetarëve anonimë që përballen çdo ditë me një sistem që i konsideron fajtorë dhe i detyron të provojnë pafajësinë e tyre nga një pozitë e dobët ekonomike dhe emocionale.

Vetëm javën e kaluar, Shakira publikoi këngën “Dai Dai”, himnin zyrtar të Kupës së Botës FIFA 2026.

Gjithashtu, ajo performoi me këngën “Waka Waka (This Time for Africa)” për Kupën e Botës FIFA 2010, në Afrikën e Jugut.

Shakira jetoi për vite me radhë në Barcelona së bashku me ish-futbollistin spanjoll Gerard Pique.

Pas ndarjes së çiftit, ajo u largua nga Spanja rreth katër vite më parë, me dy djemtë e tyre dhe që prej asaj kohe jeton në Miami. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›