E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MYNIH – Starmer: Ukraina në rrugën e pakthyeshme drejt NATO-s

MYNIH, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se Britania e Madhe është e përkushtuar që Ukraina të jetë në një “rrugë të pakthyeshme” për t’u bashkuar me NATO-n – pasi SHBA-ja duket se e ka përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të vendit të shkatërruar nga lufta në aleancë.

Deklarata e Starmer erdhi pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky – ndërsa liderët globalë pritet të mblidhen sot pasdite në Mynih për një konferencë të madhe të sigurisë.

Por, fjalimi i sekretarit amerikan të mbrojtjes, Pete Hegseth këtë javë, ishte në kontrast me qëndrimin e Uashingtonit – sipas të cilit anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk ishte një perspektivë realiste.

“Kryeministri Starmer përsërit mbështetjen konkrete të Britanisë së Madhe për Ukrainën, për aq kohë sa është e nevojshme. Ai thekson se nuk mund të ketë bisedime për Ukrainën, pa Ukrainën. Ukraina ka nevojë për garanci të forta sigurie, ndihmë të mëtejshme vdekjeprurëse dhe një të ardhme sovrane, dhe ajo mund të mbështetet te BM-ja”, tha një zëdhënëse e Starmer

“Ukraina duhet të vazhdojë rrugën e pakthyeshme drejt NATO-s, siç u ra dakord nga aleatët në Samitin e Uashingtonit vitin e kaluar”, sipas deklarates.

“Udhëheqësit ranë dakord se ishte një moment i rëndësishëm për të demonstruar unitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen për Ukrainën dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë”, thuhet në deklaratë. //a.i/.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›