Ma mbyllën derën në “shtëpinë” time

Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj e ka ndaluar ministren e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila, që të bëjë hapjen e ceremonisë së një projekti në Gjakovë.
Mimoza Kusari - Lila, ka thënë se kjo është hera e parë që i janë mbyllur dyert nga një kryetar i komunës.
“Kjo ka filluar pasi që kryetari ka marr vesh që në kishim organizuar edhe një forum për të prezantuar aktivitetet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha. Ai ka thëne se nuk me kanë ftuar dhe ka reaguar. Ai ka urdhëruar sigurimin që të vendosë shirita dhe të demolojë binën ku edhe ai ka pasur të flas në të. Fjalimi i tij ka qenë i lajmëruar edhe në media” ka thënë ajo në KTV.
Ajo e ka quajtur këtë ngjarje banale dhe ka thënë se kjo çka ndodhë sot është në kundërshtim me memorandumin e nënshkruar.
“Unë sot kam marrë ftesë nga disa kryetarë për ta drejtuar në komunat e tyre projektin dhe për ta mos lënë të dështojë. Kam marr ftesë edhe nga një kryetar i një komunë që qeveriset nga AAK-ja” ka thënë ajo.
Ministrja ka thënë se nuk është e mundur që një teke e një kryetari ta lë komunën pa investime. Ajo ka premtuar se do të bëjë përpjekje që ky projekt të realizohet. Ajo ka thënë se ky projekt ka vlerën e 200 mijë eurove.
Kusari-Lila ka mohuar të ketë rivaliteti me Pal Lekajn. “Unë nuk kam rivalitet me kryetarin e Gjakovës. Ai mund të këtë, por për ndjenjat e tije apo teket e tij nuk i kanë faj banoret dhe rinia e Gjakovës” ka thënë ajo.
Mimoza Kusari dhe Pal Lekaj kanë garuar bashkë për kryesimin e Gjakovës. Garën e kishte fituar Lekaj dhe tash është kryetar i Gjakovës./Indeksonline/