Për hir të dialogut BE-ja “harron” integritetin e Kosovës

Në Draftin e konkluzioneve nuk përmendet termi “integritet territorial i Kosovës”.
Burime në Bruksel kanë sqaruar se diplomacia serbe dhe disa qarqe afër dialogut konsiderojnë se përfshirja e termit të tillë “do të pengonte vazhdimin e dialogut dhe BE-ja do t’ia humbiste epitetin e organizatës neutral ndaj statusit”, raporton Koha Ditore.
Në dokument po ashtu bëhet e ditur se Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit./Indeksonline/