E Shtunë, 31 Tetor 2026

N’mot për veriun

Ambasadori i Austrisë në Beograd, Johannes Eigner, ka deklaruar se bisedimet për një zgjidhje afatgjatë për Veriun e Kosovës do të zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Por, Eigner ka thënë se asgjë që do të imponohej si zgjidhje nuk do të ishte e qëndrueshme.

Diplomati austriak ka theksuar se asgjë nuk është e thjeshtë në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, por, sipas tij, në fillim do duhej të diskutoheshin gjërat më të thjeshta.

“Duhet filluar me zgjidhjet për gjërat më të thjeshta, kurse mbi statusin e Veriut të Kosovës tek më vonë”.

Sipas Eigner, tani është ende herët të diskutohet për këtë çështje, raporton Express.

Eigner ka deklaruar se Këshilli Europian pas përparimit që është arritur në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, do të duhet më qartë që është e mundshme të paralajmërohet se kur do të mund të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe çka saktë duhet bërë akoma për t’u marrë vendimi pozitiv.

Ai ka pohuar se Serbia nuk mund të pretë në dhjetor ta marrë datën pa kusht për fillimin e negociatave, por Austria do të angazhohet për këtë, që të jetë e qartë se kur mund të merret vendimi për fillimin e negociatave.

Duke komentuar protestat e serbëve në Veri të Kosovës që janë frikësuar dhe nuk kanë besim në marrëveshjet e arritura, Eigner ka thënë se është e rëndësishme që banorëve të Kosovës t’u sqarohet çka është dakorduar në bisedime./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›