Projektligji për përgjimet, Qeveria i fuqizon “spiunët”

Projektligji për përgjimet e telekomunikimeve nuk pritet të miratohet me procedurë të përshepjtuar ashtu siç pretendojnë zyrtarët e lartë të Qeverisë.
Anëtarë të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë konsiderojnë se ky dokument duhet trajtuar me kujdes të shtuar, pasi në versionin që është miratuar nga Ekzekutivi ekziston një përzierje e kompetencave mes AKI-së, Policisë dhe Doganave, shkruan Koha Ditore.
Për me tepër, vlerësohet se AKI-ja është shndërruar në një institucion të fuqishëm që kontrollon të gjitha llojet e përgjimeve që behën në Kosovë./Indeksonline/