E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhivkoviq: Kosova është e pavarur

Ish-kryeministër i Serbisë, Zoran Zhivkoviq ka theksuar se Kosova defakto është e pavarur. “Vetë fakti që Ivica Daçiq si kryeministër i Serbisë po bisedon me kryeministrin e Kosovës paraqet fakt të mjaftueshëm që po njihet Kosova”, ka thënë Zhivkoviq, raporton rtk.

Serbia, sipas tij, nuk duhet ta pranoj kurrë Kosovën, por kjo nuk do ta zvogëloj pavarësinë faktike. “Statusi i Kosovës është zgjidhur, por ka mbetur ende punë në lidhje me mbrojtjen e serbëve që jetojnë atje”, ka thënë Zhivkoviq për gazeten serbe ”Danas”.

Sipas tij, atë që sot po bën qeveria aktuale serbe, është dashur të bëhet me herët. Ai ka thënë se radikalët e rinj dhe socialistët demokratë e kanë rastin e fundit që ta zgjidhin lëshimin e madh që bën liderët e tyre të dikurshëm, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›