E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë mafiozë!

Share

Mos qoftë e thënë të kundërshtosh qeverinë e këtij kryeministri. Po i the që vjedh, të thotë mafioz, po i the që vret, të quan mafioz, po i the që po rrit çmimet, të quan mafioz, po i the që po rrënon ekonominë, të quan mafioz, po i the që dhunon të drejtat e njeriut, sërish je mafioz, po i the se të sjellësh plehra në vend është krim, ti prapë mafioz je. E ka në gojë përgjigjen për gjithçka ky kryeministër. Gjithkush e gjithçka jashtë rrethit të tij qeverisës është mafioz ose interes mafioz. Edhe sot në Kuvend, kur nuk diti çfarë të thoshte për të mbrojtur mbushjen e Shqipërisë me plehra, tha se opozita ka interesa mafioze. Në një reagim të tijin në Twitter, Rama shkroi: Opozita importuaka plehra sipas Saliut! Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›