Maccarone mbetet në Siena

Sulmuesi i Sienas, Massimo Maccarone nuk do të largohet nga klubi pavarësisht interesimit nga Sampdoria, ka thënë menaxheri i tij, Silvano Martina.
30 vjeqari është duke kaluar sezon të shkëlqyeshëm dhe ka shënuar tetë gola në 19 paraqitje.
Sampdoria thuhej se është e interesuar për Maccaronen në rast të largimit eventual të Giampaolo Pazzinit.
Por, Martina ka thënë: “Kam dëgjuar këto spekulime por nuk ka asgjë të vërtetë në to. Siena nuk dëshiron të humb futbollistin e tyre më të mirë”.