E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Pronat s'zgjidhen me parti

Partia Republikane shprehet skeptike ne lidhje me krijimin e nje partie parlamentare per ceshtjen e pronave. Keshtu ne nje prononcim per mediat, kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi se zgjidhja e kesaj ceshtjeje, mbetet nje nga sfidat kryesore te cdo qeverie per shkak te kompleksitetit qe mbart ne vetvete. Por ndonese shprehet pesimist per zgjidhje te shpejte te kesaj ceshtje, Arian Madhi nuk harron te theksoje se cdo grupim dhe individ, ka te drejten te ndertoje cfare do lloj partie qe te doje. "Secili eshte i lire te vendose per rrugen e tij, por krijimi i nje partie nuk do te zgjidhe ceshtjen e pronave. Ceshtja e kthimit dhe kompensimit te pronave mbetet nje nga ceshtjet me problematike ne vend, per shkak te kompleksitetit te saj", deklaroi kreu i grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi ne nje prononcim per mediat. Kjo deklarate e Madhit, vjen pas qendrimit te kryetarit te shoqates se ish-pronareve "Pronesi me Drejtesi", Reshit Vorpsi i cili theksoi se pronaret po shikojne idene e ngritjes se nje partie te tyre parlamentare, per te mbrojtur ne Parlament edhe kerkesat e tyre. Sipas tij, politika ka deshtuar ne tere keto vite per kthimin dhe kompensimin e ish-pronareve, keshtu qe nje perfaqesim ne Kuvend, do te ishte ne te mire te zgjidhjes. Nderkohe qe krijimi i kesaj partie duket se do te interferoje edhe me PR, e cila ka si nje nga pikat me te rendesishme te programit te saj politik, mbrojtjen e ish-pronareve ne lidhje me kerkesat e tyre per kthimin dhe kompensimin e tokes. Pakenaqesia e ketyre te fundit nga ky proces dhe nga cdo parti, e cila ka premtuar se do ta zgjidhe kete ceshtje, ka sjell edhe deklaratat e tyre per krijimin e nje partie parlamentare me ish-pronare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›