E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshkimet, Llalla "dore" te rende

Kryetari i Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive, Adriatik Llalla, duket se i ka hyre punes me vrull ne zbulimin e korrupsionit te pasurise se zyrtareve te larte te shtetit. Me ardhjen ne detyre te tij, Llalla paditi ne Prokurori, Drejtuesin e Prokurorise se Durresit, Arian Ndoja, i cili ishte dhe zyrtari i pare i denoncuar prej tij. Ndoja u kallezua penalisht, pasi zoteronte nje shume te madhe te ardhurash prej 743.000 eurosh qe nuk i justifikon me detyrat e kryera ne vitet e fundit. Per kete arsye, ndaj tij u be kallezim penal, per vepren penale "Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike" te parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal. E nga ana tjeter, padite penale kunder zyrtareve qe fshehin xhepat, vazhdojne. Nderkohe qe zyrtareve te larte te shtetit, qe i kap ligji per deklarimin e pasurise, po afrohet dhe afati i rrefimit se sa eshte shtuar apo pakesuar pasuria e tyre per vitin qe shkoi. Ne baze te ligjit per deklarimin e pasurise, te gjithe zyrtaret, duhet te dorezojne ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, formularin e plote te pasurise. Ne menyre te detajuar, ata do te deklarojne cdo qindarke me shume apo me pak qe kane per vitin qe shkoi. Cdo vonese apo zvarritje e deklarimit te pasurise, ndeshkohet me gjobe ne varesi te postit te zyrtarit qe varion nga 20.000-35.000 lek. Me keq akoma, e kane ata zyrtare qe refuzojne te deklaroje per fare, pasurine e tyre pasi kundrejt ketij refuzimi, ligji parashikon pushim nga detyra e ne rastin me te keq, deri ne ndjekje penale. Po keshtu, do te deklarojne dhe nese kane apo jo konflikt interesi ne detyren qe kryejne. Pas kesaj procedure, inspektorati nis hetimin vjetor per te gjithe zyrtaret qe deklarojne. Por ka dhe nga ata te pafat, te cilet mund te jene pjese e shortit vjetor qe inspektorati hedh per ata qe do te hetohen te paret, te cilet do t'i nenshtrohen hetimit te detajuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›