E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona ndahet nga i fejuari njëzet e tre vjeçar

Pesëdhjetë e një vjeçe ajo, njezet e tre ai, por është e dukshme se e tyrja ishtë thjesht tërheqje fizike. Po, sepse Madona dhe Jesus Luz janë ndarë pas një viti së bashku. Lajmi bëhet i ditur nga miqtë e këngëtares të cilët e shohin ndarjen si një “mrekulli” pasi ajo më në fund e kuptoi se çfarë po bëntë. “Problemi me Jesusin kishtë të bëntë me moshën. Sa kohë mund të zgjastë kjo histori? Ata janë në momentë të ndryshme të jetës. Mendohet se Madona i ka thënë të dashurit të saj: “I kemi përfunduar gjërat e një raporti. Tashmë nuk kemi asnjë argument të përbashkët”. Sipas shkrimtarit J.Randi Taraborrelli lidhja zgjati kaq shumë falë nevojës së këngëtares për mbështjetje shpirtërore, në të kundërt nuk do t’ua kishtë prezantuar kurrë fëmijëve të saj. Të tjera burime pohojnë se mes tyre pati një tërheqje të madhe fizike, saqë Madona mendoi të martohej me të. Tashmë duket qartë se asaj iu hapën sytë se nuk mund të kenë një të ardhme, edhe pse ai është i mrekullueshëm.

3 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›