Agron Tufa, merr trofeun shkrimtari i vitit 2009-n
“Çmimi i Madh i Letërsisë” për 2009 iu akordua shkrimtarit Agron Tufa, për librin “Thembra e Akcilit” për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes. Për vetë autorin Tufa çmimi ka qenë një emocion i madh, por që ka një përgjegjësi të madhe si shkrimtar. Më tej Tufa shprehu me bindje të madhe se letërsia shqiptare është drejt një bumi të madh, me informacion të gjerë në të gjitha zhanret. Sipas tij vëmendja duhet të përqendrohet më shumë tek shkrimtarët e rinj, që kanë shumë e shumë vështirësi për të dal në treg pasi është një zinxhir i gjatë që i pengon për t’iu shfaqur lexuesit. “Letërsia shqipe ka maja por nuk ka alpinist”- cilësoi Tufa. Ndërsa për romanin më të mirë u vlerësua me “Çmimin Petro Marko”, shkrimtari Ben Blushi, me “Otello, arapi i Vlorës” për aftësinë e ndërthurjeve rrëfimtare dhe për një këndvështrim të ri në romanin shqiptar. E cilësuar si një nga sprovat më të rëndësishme të kulturës letrare shqipe, ndarja e çmimeve të letërsisë për vitin 2009 u mbajt në sallën “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës, një eveniment ku mbledh çdo vit, njerëzit e letrave, personalitetet e shquara të kulturës, duke përcjell mes tyre kënaqësinë dhe emocionet e ndarjes së trofeve të veprave më të mira të vitit, në gjinitë e romanit, tregimit, poezisë, përkthimit, studimit dhe letërsisë për fëmijë. I cilësuar si një nga evenimente më të rëndësishme të kulturës letrare shqipe, juria e përbërë nga personalitete të njohura të artit shqiptar ka shqyrtuar të gjitha veprat nga autorët shqiptarë që janë botuar gjatë viti që lamë pas. Juria e mbledhur për dhënien e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për 2009, vlerësoi me trofetë e vitit këto vepra dhe autor; “Çmimi Gjergj Fishta”, iu dha studiuesit Ardian Vehbiu për vështrimin e thellë sociogjuhësor të deformimit të shqipes nën trysninë e dogmës komuniste. “Çmimi Faik Konica”, iu dha studiueses Floresha Dado për librin “Sfidat teorike të historiografisë letrare” për trajtimin origjinal të temave të rëndësishme të debatit teorik letrar shqiptar. “Çmimi Fan Noli”, iu dha përkthyesit Afrim Koçi për përkthimin në një shqipe të admirueshme të kryeveprës së nobelistit Tomas Mann “Mali Magjik”. “Çmimi Petro Marko”, iu dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin “Otello, arapi i Vlorës” për aftësinë e ndërthurjeve rrëfimtare dhe për një këndvështrim të ri në romanin shqiptar. “Çmimi “Migjeni”, iu dha autores së re Eir Plasari për romanin “Bërthama”, për përpjekjen e saj origjinale në shkrimin e prozës. “Çmimi Lasgush Poradecit”, iu dha poetit Vilson Blloshmi për botimin e plotë të poezive të tij. Ky çmim vlerëson përpjekjet për emancipimin estetik të artit të poezisë duke sfiduar banalitetin e regjimit nën të cilin krijoi. “Çmimi “Jusuf Vrioni”, iu dha përkthyesit Edmond Tupja për përkushtimin e tij të qëndrueshëm në përcjelljen e vlerave të letërsisë shqipe në gjuhën frënge. “Çmimi “Mitrush Kuteli”, iu dha shkrimtarit Romeo Çollaku për përmbledhjen me tregime “Për shtegtarët e pak metrave katrorë”, për hijeshinë dhe befasinë e gjuhës e të kompozimit. Çmimin “At Donat Kurti”, i dha shkrimtarit Virgjil Muçi për kontributin në afrimin e lexuesit të ri drejt visareve të kulturës popullore shqipe.
Juria e këtij konkursi ishte e përbërë nga: Mark Marku-kryetar, Bardhyl Londo-anëtar, Pardi Teferiçi-anëtar, Agron Gjekmarkaj-anëtar, Mirela Kumbaro-anëtare. Edicioni “Çmimet Kombëtare të Letërsisë” i cili akordon për vlerat më të spikatura në fushën e letërsisë çmimet: “Gjergj Fishta”, “Faik Konica”, “Fan Noli”, “ Mitrush Kuteli”, “Petro Marko”, “Migjeni”, “Lasgush Poradeci”, “Jusuf Vrioni”, “Donat Kurti”, përfaqëson një eveni¬ment të përvitshëm, nëpërmjet të cilit vlerësohet krijimtaria letrare, studi¬mo¬re dhe përkthimore, e cila karakterizohet nga një dallueshmëri e spikatur letrare dhe estetike që i ofrohet editorisë shqiptare përgjatë një viti kalendarik Z. Ferdinand Xhaferraj në fjalën e tij theksoi se, “Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si në misionin e saj, ashtu edhe në programin që rrjedh nga politikat kulturore të shtetit shqiptar për kulturën, i ka kushtuar dhe do të tregojë një kujdes të veçantë jo vetëm ndaj librit si produkt kulturor dhe intelektual, por edhe ndaj krijuesve të tij, duke synuar dhe bërë të mundur, integrimin e kulturës së shkruar shqipe në vlerat më përfaqësuese të kulturës evropiane dhe asaj botërore”. Më tej tha se, “Një vlerësim i veçantë meriton juria e cila prej disa muajsh, ka hulumtuar mbi risitë dhe dukuritë letrare që janë shfaqur në botimet e vitit që lamë pas me arritjet më përfaqësuese në fushën e krijimtarisë letrare, studimit dhe përkthimit, që kanë shënuar një nivel kulmor në zhvillimet e sotme letrare”. “Çmimet Kombëtare të Letërsisë para së gjithash synojnë sa të çmojnë krijimtarinë e shkrimtarëve të ndryshëm në vështrimin e traditës letrare kombëtare, aq edhe të dallojnë dhe promovuar prirjet e reja dhe të frytshme të saj”,- cilësoi Ministri i TKRS.
Çmimet Kombëtare të Letërsisë për 2009
“Çmimi i Madh i Letërsisë” për 2009 iu akordua shkrimtarit Agron Tufa, për librin “Thembra e Akcilit” për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes.
“Cmimi Gjergj Fishta”, iu dha studiuesit Ardian Vehbiu për vështrimin e thellë sociogjuhësor të deformimit të shqipes nën trysninë e dogmës komuniste.
“Çmimi Faik Konica”, iu dha studiueses Floresha Dado për librin “Sfidat teorike të historiografisë letrare” për trajtimin origjinal të temave të rëndësishme të debatit teorik letrar shqiptar.
“Çmimi Fan Noli”, iu dha përkthyesit Afrim Koçi për përkthimin në një shqipe të admirueshme të kryeveprës së nobelistit Tomas Mann “Mali Magjik”.
“Çmimi Petro Marko”, iu dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin “Otello, arapi i Vlorës” për aftësinë e ndërthurjeve rrëfimtare dhe për një këndvështrim të ri në romanin shqiptar.
“Çmimi “Migjeni”, iu dha autores së re Eir Plasari për romanin “Bërthama”, për përpjekjen e saj origjinale në shkrimin e prozës.
“Çmimi Lasgush Poradecit”, iu dha poetit Vilson Blloshmi për botimin e plotë të poezive të tij. Ky çmim vlerëson përpjekjet për emancipimin estetik të artit të poezisë duke sfiduar banalitetin e regjimit nën të cilin krijoi.
“Çmimi “Jusuf Vrioni”, iu dha përkthyesit Edmond Tupja për përkushtimin e tij të qëndrueshëm në përcjelljen e vlerave të letërsisë shqipe në gjuhën frënge.
“Çmimi “Mitrush Kuteli”, iu dha shkrimtarit Romeo Çollaku për përmbledhjen me tregime “Për shtegtarët e pak metrave katrorë”, për hijeshinë dhe befasinë e gjuhës e të kompozimit.
Çmimin “At Donat Kurti”, i dha shkrimtarit Virgjil Muçi për kontributin në afrimin e lexuesit të ri drejt visareve të kulturës popullore shqipe.
2 Shkurt 2010