E Diel, 1 Nëntor 2026

Madonna 675 mijëeuro trajtim për trupin

SHBA- Madonna së shpejti mbush 52 vjeç, por objektivi i saj është të tregojë 15 më pak. Mbretëresha e muzikës pop i ka shpallur luftë moshës, duke kaluar orë të tëra në palestër, duke mbajtur dietë të hekurt dhe herë pas herë duke bërë ndonjë ndërhyrje të vogël në fytyrë.

Ky përkushtim për veten i "grabit" Madonna-s një shumë parash prej rreth 700 mijë eurosh në vit, dhe përllogaritjen e ka bërë "Daily Mirror". Madonna përdor një locion trupi që kushton 600 euro (një kuti), krem mbrojtës nga dielli, 1800 euro,(një copë) si dhe kremra të ndryshëm kundër rrudhave, që kapin një vlerë prej 75 mijë eurosh në vit. Por, nuk mbaron me kaq... Madonna nuk mund të pijë ujë normal, por gjithnjë e shoqëron një shishe apo gotë me ujë Kabbalah, që në vit kushton rreth 12 mijë euro.
Po ashtu, përmendim edhe trajtimet e saj anti-celulit që kapin vlerën e 24 mijë eurove në vit. 360 euro në orë për Joga! Po, po mos u habisni! Mbretëresha e pop-it shpenzon 360 euro në orë për jogan, ndërsa harxhon 190 mijë euro në vit për regjimin fitness. 108 mijë euro në vit shkojnë për shefin e saj të kuzhinës, që duhet të përgatisë vetëm ushqime të veçanta për të.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›