Justin Timberlake i kërkon dorën Jessica Beil

Por ende nuk ka detaje për datën e martesës që çdo herë që ishte përmendur nga shtypi, është hedhur poshtë nga këngëtari i cili po kërkonte momentin e duhur për të bërë propozimin e tij.
Ka qenë sharmi italian që ka nxitur këtë moment për çiftin. Justin mendonte për martesën prej kohësh, pasi edhe në shtëpinë e tij flitej për vendin dhe momentin e ceremonisë. Timberlake gjithëmonë ka shmangur të japë detaje për lidhjen e tij, duke u limituar vetëm në hedhjen poshtë të pretendimeve të shtypit për dasmën e tij.
E vërteta është se romantiku Justin po priste momentin e përshtatshëm për t’i propozuar të dashurës së tij. Kur çifti mbërriti në Romë për të marrë pjesë në martesën e ish-të fejuarit të Jessicas, Beverly Mitchell, këngëtari u magjeps nga bukuria e qytetit të lashtë dhe i tha formulën magjike Bielit.
Nga ana e saj, bukuroshja Biel, e magjepsur nga fustani i bardhë, e pranoi menjëherë propozimin. Tani mbetet vetëm të caktohet data e dasmës së shumëpritur.