Mister mbi gjendjen shëndetësore të Janet

Por, sipas disa thashethemeve që kanë dalë online në Internet, flasin për një intervistë të vellait të Janet, i cili mund të hedh dritë mbi “sëmundjen” e saj. Këngëtarja duket së është kapur nga një patologji që i shkakton maramendje të forta.
Problemet e para mbi shëndetin e Janet, janë shfaqur disa ditë më parë. 42 vjeçarja është goditur nga një sëmundje misterioze pak para së të dilte në skene në një Koncert në Montreal. Ëshët shtruar menjëherë në spital por ka dalë brenda pak orëve. Që nga ajo kohë Jackson nuk është kthyer më në skenë dhe data e koncerteve të shtyra janë shtuar shumë tashme.
Janet është kthyer në shtëpi ku po i nënshtrohet një trajtimi mjekësor të rreptë. Nuk bëhët asgjë e ditur mbi natyrën e sëmundjes që e ka detyruar motrën e vogël të familjes Jackson të rrijë në shtëpi. I vetmi që ka folur ka qënë Randy Jackson, një prej vëllezërve të këngëtares. Sipas disa zërave, Randy paska zbuluar misterin mbi gjendjen shëndetësore të së motrës: “Janet ka një sëmundje që i provokon atake të forta maramendjesh”.
Një version ky jo shumë bindës për dyshuesit, ku sipas të cilëve touri është ndërprerë për shkak të dështimit të diskut të "Discipline".