Madridi: Kujdes kur të udhëtoni në Meksikë
Madrid -Spanja ka këshilluar shtetasit e saj që të kenë kujdes kur të udhëtojnë në drejtim të Meksikës. Thirrja u bë në një kohë, që në vendin latin ka shpërthyer epidemia e gripit të derrave, që ka shkaktuar më shumë se 20 të vdekur.
"Gjatë ditëve të fundit është zbuluar një epidemi me origjinë virale që ka shkaktuar disa raste të vdekurish. U rekomandohet të gjithë personave që do të udhtojnë drejt Meksikës të konsultojnë para nisjes faqen e internetit të autoriteteve shëndetësore meksikane, ku mund të njihen me të gjitha informacionet dhe zhvillimet e fundit"-shkruan Ministria e Jashtme spanjolle në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit.
Epidemia e virusit të gripit të derrave, që ka shkaktuar rritjen e shqetësimeve dhe të nivelit të gjendjes së kujdesit nga ana e autoriteteve shëndetësore botërore, ka shkaktuar më tepër se 20 të vdekur në Meksikë, ndërkohë që 40 trupa të tjerë po ekzaminohen për të përcaktuar shkakun e vdekjes, si dhe në SHBA janë regjistruar tetë raste jo vdekjeprurëse. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur një shqetësim të thellë në lidhje me gjendjen alarmante që është krijuar.