PS: Prioritet biznesin
Elbasan -Kryetarja e Grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj ka deklaruar nga qyteti i Elbasanit se biznesi dhe mbështetja ndaj tij janë pjesë e platformës qeverisëse. Leskaj ishte në një ndërmarrje me fason, e cila si gjithë të tjerat në këtë periudhë përballet me vështirësi të shumta, të deklaruara nga fasionistët në të gjithë takimet e zhvilluara me strukturat përkatëse qeveritare.
Leskaj u shpreh se PS ka një program shumë serioz për mbështetjen që do i jepet biznesit pas 28 qershorit.“Biznesi meriton të vlerësohet, biznesi meriton të mbështetet. Ajo që ne do të bëjmë pas 28 qershorit, është mbështetja që në do ti japim biznesit. Ne kemi një program shumë serioz për këtë, që ka të bëjë jo vetëm me nxitjen e iniciativave që janë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm, madje edhe atij të madh”-tha Leskaj.
Ajo shtoi se në program janë të parashikuara elementë të mbështetjes së biznesit, që kanë të bëjnë me sistemin e taksave apo investimeve në fushën e arsimit dhe formimit profesional.