E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madrilenët: Nuk e duam Madrid 2020

Madridi ka filluar një mbledhje të vrullshme për firmat kundër kandidaturës se kryeqytetit spanjoll, për organizimin e Lojërave Olimpike 2020.

Komiteti “Nuk e duam Madrid 2020”, beson se 7 miliardët e borxhit që tashmë peshojnë në buxhetin e qytetit, nuk e këshillon organizimin e këtij evenimenti dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve.

Për Madridin, kjo është hera e tretë që përfshihet në organizimin e Lojërave Olimpike, dhe se ishte kandidat edhe në vitin 2012 dhe 2016 për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›