Synimet e madrileneve Do te fitojme te gjithe titujt

Reali i Madridit vazhdon përgatitjet në prag të sezonit të ri ku objektiv kryesor i skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho është t’i japë fund dominimit të Barcelonës. Megjithë shpenzimet e çmendura për afrimin e disa lojtarëve më të mirë të botës, madrilenët nuk arritën t’i bënin ballë supermacisë së rivalëve të tyre të përjetshëm, ndërsa duhet të kënaqeshin vetëm me Kupën e Mbretit në sezonin e fundit. Tani është ndryshe, ndërsa futbollistët e Realit të Madridit janë optimistë se do të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm sezonalë.
"Objektivi ynë është të marrim të gjithë titujt e mundshëm. Skuadra ka fituar shumë eksperiencë, ndërsa të gjithë lojtarët e njohin më mirë lojën e njëri tjetërit. Gjatë këtyre javëve të fazës përgatitore kemi treguar një formë të mirë, por kemi ende shumë për të bërë, për të qenë gati në fillim të sezonit”, ka thënë mesfushori i Realit Mesut Ozil, i cili që në sezonin e parë arriti të sigurojë një vend si titullar në skuadrën e Mourinhos.
Madrilenët mbyllën me sukses fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar të gjitha ndeshjet miqësore, ndërsa në javët e mbetura deri në fillim të sezonit duhet të zgjidhin problemet e merkatos. Mourinho pret sulmuesin brazilian Neymar, ndërsa duhet të vendosë mbi të ardhmen e Rikardo Kakasë, I cili është lakuar shumë në merkaton e futbollit europian.
Nertan Prifti