E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapet beteja. Gare spektakolare ne Budapest

Botërori 2011 i Formula1 ka hyrë në fazën më të bukur, ndërsa rivaliteti për titullin kampion i skuderive dhe pilotëve ka kapur kulmin. Pas dy garave të fundit të cilat u fituan nga Fernando Alonso dhe Lewis Hamilton, dominimi i kampionit të botës në fuqi Sabastian Vettel është zbehur së tepërmi. Gara e ardhshme do të jetë ajo për Çmimin e Madh të Hungarisë, ku cirkuiti i Budapestit kërkon përqëndrim maksimal të pilotëve dhe stradegji perfekte të skuderive.

Ndryshe nga garae fundit që u zhvillua në Nyrburgring të Gjermanisë, pista hungareze nuk i lejon pilotëve të cojnë në maksimum makinat e tyre ndërsa edhe përdorimni i sistemit DRS është i limituar vetëm në disa pjesë të cirkuitit.

Në këtë mënyrë, Çmimi i Madh i Hungarisë pritet të jetë spektakolar dhe në të njëjtën kohë mund të vendosë shumë gjëra sa i përket luftës për titullin kampion në një Botëror që në gjysmën e tij të dytë është bërë shumë i rivalizuar. Suksesi i pilotit të Ferrarit, Ferando Alonsos në Silverston dhe ai i pilotit të McLaren Lewis Hamilton në Nyrburgring kanë ngushtuar diferencën me kryesuesin e renditjes së përgjigshme Sebastian Vettel.

Piloti gjerman i Red Bull ka 97 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës Marc Webber, ndërsa diferenca me vendin e tretë dhe të katërt që mbahen respektivisht nga Vettel dhe Alonso është 102 dhe 106 pikë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›