E Diel, 1 Nëntor 2026

Mafia detyre Prudentinos per investime ne kazino e lotari sportive

Ishte ngarkuar nga klani mafioz te komunikonte per biznesin drejtperdrejt me njerez te krereve te shteteve

Albino Prudentino ishte ngarkuar nga klani mafioz te komunikonte drejtperdrejt me njerez te krereve te shteteve te Ballkanit per te shqyrtuar cdo mundesi per hapje biznesi ne fushen e lojerave te fatit dhe lotarive sportive. Keshtu shkruajne mediat italiane te cilat u referohen pergjimeve te realizuara nga Prokuroria e Antimafies italiane. Ne nje prej bisedave te pergjuara Daniel Vicientino kreu i klanit mafioz te Sacra Corona Unita ishte shprehur se organizata e tij kriminale po kalonte te gjitha financat dhe aktivitetet e saj ne industrine e kazinove dhe lojerave te fatit duke u terhequr nga kontrabanda e cigareve e cila konsiderohej veprimtari me e veshtire si pasoje e kontrolleve kufitare ne porte dhe pa fitime te garantuara.

Sipas kapos se Sacra Corona Unita Albino Prudentino ishte ngarkuar prej shtate vitesh te komunikonte drejtperdrejt me njerez te krereve te shteteve te Ballkanit per te shqyrtuar cdo mundesi per hapje biznesi ne fushen e lojerave te fatit dhe lotarive. Ne Shqiperi Albino Prudentino eshte provuar se kishte ne pronesi te tij nje kazino ne Vlore nje kazino ne Tirane si dhe nje bar-restorant-piceri dhe pasticeri ne zonen e Skeles.

Po ashtu edhe pse nuk eshte person i kerkuar i biri Angelo duket se nuk eshte i pa implikuar ne biznesin mes te atit dhe Bernardo Provenzanos kryekapon e Cosa Nostra-s qe mendohet se e mori drejtimin e kupoles se kesaj organizate pas arrestimit te Toto Rines. Ne nje shkrim te 20 nentorit te vitit 2001 gazeta Corriere della Sera zbardh lidhjet e Albino Prudentinos njeri prej drejtuesve kryesore te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita me bosin e Cosa Nostra-s ne kontrabanden e cigareve. Ne ate kohe hetuesit italiane te veprimtarise se mafies kane mundur te dokumentojne nje bisede mes Anxhelos dhe Albinos ku flitej per kontrabanden e cigareve me Provenzanon. Gjithcka eshte ne rregull. E takova Bernardo Provenzanon malli ka shkuar ne port i sqaronte ne telefon Angelo babait te tij. Albino qe ndodhej ne nje vile luksoze ne Greqi e pergezonte djalin e tij per paktin e arritur me bosin e Cosa Nostra-s. Nga hetimet drejtesia italiane arriti me pas te zbardhe faktin se Angelo Prudentino shkoi ne Sicili dhe/ose mori direkt autorizimin e Bernardo Provenzanos per te shkarkuar cigaret kontrabande ne brigjet siciliane.

Albino Prudentino nje nder kreret e organizates mafioze italiane Sacra Corona Unita eshte kapur ne Shqiperi vetem pak dite me pare. Ai eshte i njohur per aktivitetin kriminal kishte rreth nje vit qe kishte ardhur ne Shqiperi ku mbulonte gjithe aktivitetin e kesaj organizate ne vendin tone. 59-vjecari eshte zbuluar nga Sherbimi Informativ i cili kishte informacione prej kohesh per mafien italiane qe po investonte ne Shqiperi ne bashkepunim me operacionet speciale te policise italiane si dhe me agjencite e instaluara prane Ministrise se Brendshme. Operacioni per kapjen e tij eshte realizuar nga forcat speciale RENEA ne nje apartament ne katin e trete te nje pallati tek Uji i Ftohte ne Vlore nderkohe qe familja e tij jetonte pak metra me tutje ne nje vile. Njekohesisht me te jane arrestuar edhe tete bashkepunetore te tij shtate prej te cileve jane kapur ne Itali ndersa nje tjeter ne Tailande.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›