E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurite e Rames Bregut Priftit e Vokshit behen publike kete muaj

ILDKP brenda tetorit rezultat per pasurite e te perfolurve

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive do te publikoje ne mesin e muajit tetor rezultatet e hetimit per pasurite e politikaneve me te akuzuar per momentin. Keshtu burime prane ILDKP-se bejne te ditur se brenda ketij muaji mediat dhe qytetaret do te njihen me faktin nese kreu i opozites Edi Rama ministrja Majlinda Bregu ish-ministri Dritan Prifti dhe deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi kane fshehur ose jo pasurine e tyre. Burimet bejne te ditur se Inspektorati i Pasurive ka vendosur qe te jape ne menyre te grupuar rezultatet e hetimit per zyrtaret e larte te akuzuar per te mos krijuar idene se disa dosje jane marre ne shqyrtim me te pershpejtuar se te tjerat. Ne kete kuader ndonese rezultati i hetimit per pasurine e kreut te opozites Edi Rama ka nisur qe ne muajin prill te ketij viti si rezultat i nje shorti per kontroll te plote qe zhvilloi ILDKP rezultatet per pasurine e tij do te jepen se bashku me pjesen tjeter te eksponenteve te larte te mazhorances. Hetimi per pasurite e ministres Majlinda Bregu ish-ministrit Dritan Prifti dhe deputetes se PD-se Albana Vokshi nisin ne mesin e muajit gusht te ketij viti. Shkak per nisjen e kontrollit te plote per pasurite e tyre u bene akuzat ne media per fshehjen ose shtimin ne menyre te pajustifikuar te pasurise se ketyre zyrtareve te larte te mazhorances qeverisese. Teksa indicien per nisjen e ketyre kontrolleve ne rastin e ministrit te Ekonomise Priftit dhe deputetes Vokshi inspektoret e ILDKP-se e kane marre nga akuzat publike te deputeteve te Partise Socialiste ne rastin e ministres Bregu indicia ne inspektorat kishte ardhur nga nje telefonate anonime e bere ne numrin e publikuar nga ILDKP per te marre informacion nga qytetaret ne rastet e korrupsionit te funksionareve te larte te shtetit. Sipas burimeve zyrtare ne ILDKP kjo telefonate ka dhene informacione per lidhje familjare te ministres se Integrimit ne marrjen e koncesioneve ne fushen e energjetikes ne emer te bashkeshortit dhe vellait te tij biznesmenit Hektor Ajazi. Keshtu ndonese hetimi per pasurite e tyre ka nisur relativisht vone Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive duket se nuk do te vonoje per bere publike rezultatet e kontrollit te pasurive per dosjet e tyre duke vepruar me shpejt sesa ligji le hapesire per shqyrtimin dhe hetimin e pasurive. Kjo per shkak te sensibilitetit te larte ne media dhe ne opozite qe kane krijuar akuzat per korrupsion dhe dokumentacionit te bollshem qe inspektoreve u eshte vendosur ne dispozicion per keto ceshtje. Me nxjerrjen e rezultatit zyrtar nga ana e ILDKP-se per hetimin e pasurise se nje pjese te zyrtareve te larte te akuzuar per korrupsion dhe per afera te tjera te jashteligjshme pritet edhe nje ndikim ne opinionin publik ne lidhje me vertetesine ose jo te akuzave per fshehje te pasurise te bera nga foltoret e partive politike dhe ministrive te ndryshme ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›