Spanja, grusht të fortë tifozëve të Espanjolit
Një shembull për t‘u marrë shembull, kundër tifozëve të dhunshëm: një ndëshkim ekzemplar. Kjo ka ndodhur në Spanjë në dëm të tifozëve të Espanjolit, skuadrës së dytë të Barcelonës. Incidentet janë shënuar në derbi kundër Barçës të luajtur të shtunën e kaluar. Kishte probleme gjatë ndeshjes, para invazionit, ndërsa jashtë të njëjtët tifozë spanjollë kanë lëshuar gurë kundër policisë lokale. Klubi i Espanjolit do të duhet të paguajë një gjobë 18.500 euro, ndërsa tifozët e përfshirë janë gjobitur me 65 mijë euro secili dhe nuk do të lejohen në stadium për pesë vjet.